Ndryshon lista e Skënderbeut, Vujoviç drejt largimit

0

Skënderbeu do të përballet me Dinamon e Zagrebit në turin “play-off” të Europa League. Siç e parashikon rregullorja e UEFA-s skuadrat mund të bëjnë ndryshime dhe korçarët janë vendosur që të largojnë dy futbollistë dhe të shtojnë një. Në sajtin zyrtar të Europa League-s janë bërë dhe ndryshimet më të fundit, teksa në risia më e madhe është ajo e sulmuesit Ali Soue, i afruar së fundmi nga Kievo në formë huazimi.

Në krahun tjetër, mesfushori Afrim Taku, i cili është larguar zyrtarisht nga juglindorët dhe malazezi Goran Vujoviç nuk figurojnë në listën e publikuar. Në këtë mënyrë sulmuesi me shumë gjasa nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Pas aktivizimit të tij në dy ndeshjet e turit të parë, sulmuesi ka pësuar një dëmtim dhe tashmë ndodhet në Mal të Zi. Drejtuesit dhe lojtari me shumë gjasa do të gjejnë gjuhën e përbashkët për ta mbyllur këtu bashkëpunimin.

Për sa i përket Nazmi Gripshit, UEFA përsëri ka gabuar duke e hequr nga lista, megjithatë diçka e tillë është konfirmuar nga klubi dhe mesfushori do të jetë i gatshëm për trajnerin Ilir Daja.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here