Ndryshon kryesia e Plisave, por jo idealet: Zotohem për Kombëtaren e Shqipërisë

Grupi i tifozëve “Plisat” kanë vendosur tashmë kreun e tyre të ri pas largimit të Albert Kastratit nga pozicioni i kryetarit. Emri që do të drejtojë grupimin nga Prishtina është Rinor Grajçevci, i cili është zgjedhur nga anëtarët e grupit me votim të fshehtë. Këtë e ka konfirmuar vetë Grajçevci me një njoftim në rrjetet sociale, ku zotohet për detyrën e re.

Por duket se “Plisat” kanë ndryshuar  kryesinë, pasi qendrimi i tyre do të vazhdojë të mbetët i njëjtë. Në njoftimin e tij, kreu i ri bën me dije se do të vojojë të mbështesë klubet e qytetit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë, të cilës tifo-grupi i ka qendruar gjithnjë besnik, edhe pas krijimit të përfaqësueses së Kosovës.

Më poshtë ndër të tjera janë edhe fjalët ku Rinor Grajçevci shpreh qendrimin mbi ekipet që “Plisat” do të mbështesin me të në krye./Sport Ekspres/

Falenderim dhe zotim

Prandaj, duke i falenderuar Plisat, nëngrupet e kryetarin e deritanishëm Albertin për mbështetjen, ju ftoj të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të punojmë së bashku me kryesinë e re të Plisave që të organizohemi sa më mirë e sa më fuqishëm në mënyrë që t’a nderojmë kryeqytetin, klubet tona e kombin shqiptar.
Unë zotohem që gjithnjë do të jem në shërbim të qytetit, Plisave, klubeve të qytetit e të Kombëtares Shqiptare.

Prishtina, Plisat e shqiptaria kanë nevojë për PLISA. Prandaj, aty do të jemi përherë.

Me respekt,

Rinor Grajqevci
Kryetar i grupit Plisat