Ndryshohet orari i ndeshjes së Superiores, Tirana do të luajë me dritat e ndezura

Orari i ndeshjeve të Superiore ka ndryshuar sa i përket javës së tetë të kampionatit. Gjithçka nis me përballjen Teuta-Flamurtari e cila do të zhvilohet në “Elbasan Arena” në orën 18:00.

Për të vazhduar më tej, dita e shtunë do të jetë ndeshja mes Luftëtarit dhe Bylisit që do të nisë në orën 14:00. Ndërkohë spostim ka për përballjen mes Tiranës dhe Laçit që fillon në orën 17:00 dhe luhet me drita, ashtu si edhe ndeshjet e tjera mes Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi. /Sport Ekspres/

E premte

Teuta-Flamurtari 18:00

E shtunë

Luftëtari-Bylis 14:00

Vllaznia-Partizani 17:00

Skënderbeu-Kukësi 17:00

Tirana-Laçi 17:00