Ndryshimi te Prishtina, Dallku nxjerr bllof Josën: Ekipi ka mangësi në aspektin fizik

Armend Dallku ka marrë fitoren e dytë në po aq ndeshje në krye të pankinës së Prishtinës, duke mposhtur së fundmi edhe ekipin e Dukagjinit me rezultatin 2-0. Megjithëse rezultatet kanë qenë pozitive, ish mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka pasur rezerva mbi gjendjen fizike të djemve të tij.

Dallku ka shprehur pakënaqësinë e tij mbi këtë çështjë pas ndeshjes, duke thënë:“Pikët e fituara sot janë të rëndësishme, sepse kemi qenë të renditur keq në tabelë dhe me këtë fitore kemi fituar disa vende në renditje. Sot jam i kënaqur me atë që futbollistët treguan në fushë. Ekipi im ka mangësi në aspektin fizik, ndaj kemi ndeshjen e radhës të dielën dhe na duhet të rikuperohemi për atë takim.

Ne kishim plan që në 20 minutat e para sot ta ndëshkonim Dukagjinin dhe atë e arritëm, por në minutat e fundit të ndeshjes si sot, si ndaj Gjilanit po vërehet gjendja jo e mirë fizike e lojtarëve të Prishtinës që më shqetëson për vazhdim tutje”.

Përgjegjësia për këtë gjë i kalon trajnerit Josa, që u shkarkua nga posti përpara disa ditësh. Me sa duket trajneri shqiptar nuk ka punuar në mënyrën e duhur me lojtarët e tij, duke bërë që këta të fundit të mos jenë në formën e duhur fizike për të vazhduar në mënyrën e duhur kampionatin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *