Ndryshimi i parë vjen nga stoli, pronari i ri i Newcalstle derdh milionat për Pochettinon

Newcastle pritet që të ndryshojë katërcepërsiht sezonet e ardhshme, teksa pronësinë e saj do e marrë princi arab Mohammed bin Salman. Mililiona paund do të derdhen prej arkave të tij për ta dërguar ekipin në nivele të larta, ndërsa ndryshimi i parë duket se do të vijë nga stoli. Për të arritur në nivelin që pronarët e rinj dëshirojnë patjetër që emri i cili do të ulet në krye të pankinës duhet të jetë i madh. Për këtë arsye Mauricio Pochettino shihet si ideali për të marrë postin e trajnerit.

Argjentinasi ka ende kontratë me Tottenham, nga ku u shkarkua për t’i lënë vendin Mourinho-s, dhe vazhdon të marrë një pagë prej 8 milionë paundësh në vit. Në krye të skuadrës londineze Pochettino arriti të shkonte edhe në finalen e Champions League, duke bërë mjaft mirë në stolin e tyre. Kështu trajneri 48-vjeçar i përmush kërkesat e klubit anglez dhe gjithashtu edhe Newcastle duket se do i përmbushë mjaft mirë kërkesat e teknikut argjentinas. Plot 19 milionë paund e presin në “St James Park”, për t’u kthyer në trajnerin e dytë më të paguar në Angli pas Guardiolës, ndërsa nga ana tjetër vetë Pochettino e ka bërë të ditur disa herë se do i pëlqente një rikthim në Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *