Ndryshime tek Italia: Zaza “out”, vjen debutuesi Lazanja

Trajneri i Italisë Roberto Mançini vazhdon të prezantojë fytyra të reja në kombëtaren e Italisë. Dëmtimi i sulmuesit Simone Zaza i ka hapur derën sulmuesit të Udinezes Kevin Lazanja, i cili grumbullohet për herë të parë me kombëtaren “axurre”.

26-vjeçari shënoi 14 gola në 32 aktivizimet me skuadrën e Udinezes në sezonin e kaluar të Serie A. Hapat e parë të karrierës së tij Lazanja i ka hedhur në Serie D, pra rrugëtimi i tij drejt kombëtares ka qenë shumë më i lodhshëm se shumë lojtarëve të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *