Ndryshime të mëdha te Barcelona, pesë lojtarë me valixhe në duar!

Fundi i këtij sezoni ishte një makth i vërtetë për Barcelonën, që ishte pretendent për të fituar tripletën, të paktën deri para gjysmëfinales së kthimit ndaj Liverpul. Nga aty nisi të shkatërrohej gjithçka dhe pas eleminimit nga Champions, erdhi dhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit.

Sezoni është mbyllur dhe në Katalonjë kanë nisur të mendojnë për merkaton, ku zhvillimet janë të shumta, sidomos në dalje. Plot pesë lojtarë janë me valixhe në duar. E nisim nga porta, ku Xhasper Silesen nuk kërkon të jetë më portier rezervë dhe ka vendosur të largohet.

Barça nuk kërkon të privohet nga shërbimet e portierit lehtë dhe kërkon të paktën 25 milionë euro. Për të vijuar me dyshen Denis Suarez-Andre Gomesh, të cilët u aktivizuan në Premier Leguaue këtë sezon me Arsenalin dhe Evertonin.

Denis Suarez

Suarez kërkohet nga Valencia dhe sipas gjasave marrëveshja do të mbyllet. Pak më e ndërlikuar duket çështja për Andre Gomes, i cili kërkohet nga Uest Hemi dhe Arsenali, por Barça kërkon të paktën 30 milionë euro.
Nëse për tre emrat e sipërpërmendur largimi është diçka që pranohet nga të dyja palët, për dyshen Rakitiç-Umtiti gjithçka është ndryshe. Drejtuesit katalanas duan t’i shesin dy lojtarët, pasi mesfusha është mbipopulluar, sidomos pas ardhjes së Frenki De Jong.
Nga ana tjetër, në mbrojtje Lengle dhe Pike janë konsoliduar shumë si dyshe dhe Umtiti nuk ka vend në formacion. Blaugranat nuk e kanë luksin të mbajnë në stol një kampion bote si Umtiti, për vetë pagën që merr në Katalonjë francezi.

Gjithashtu, vlen për t’u përmendur që nga shitja e mbrojtësit, Barcelona përfiton një shumë të majme, që llogaritet të jetë së paku 70 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *