Ndryshime te Lacio, mbrojtësi serb zhduket nga lista

Në listën e përditësuar që Lacio ka dorëzuar në zyrat e federatës italiane mungon emri i mbrojtësit serb Dushan Basta, vendi i të cilit është zënë nga Xhordan Luka i sapo kthyer nga një dëmtim, që e la jashtë fushave për disa muaj.

Mesa duket bashkëpunimi katër vjeçar midis serbit dhe Lacios do të marrë fund që në muajin janar, ku pritet që Basta të rikthehet aty ku nisi hapat e parë në futboll te klubi beogradas i Cërvena Zvezdës.

Lojtari vazhdon të stërvitet me ekipin parë, por atij i është bërë e qartë që nuk është më në planet e trajneri Simone Inzagi, prandaj dhe nuk është aktivizuar qoftë dhe një minutë në tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Serie A, ndërsa në aktivizim e vetëm në Europa League la ekipin me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *