Ndryshime në listën e U21, Bushi merr përforcime nga Besa dhe Erzeni

0

Pas grumbullimit të portierit Gentjan Selmani me Ekipin Kombëtar, FSHF-ja bën me dije se te skuadra jonë U 21 ka patur zhvillime të reja, sa i përket listës së trajnerit Alban Bushi për dy ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën.

Menjëherë është grumbulluar portieri i Erzenit, Elton Vata, ndërkohë që nga vetë Bushi për këto ndeshje është afruar Senad Hysenaj nga Besa, pas refuzimit të Leonidas Rosi, i cili zgjodhi U 21 të Greqisë.

Ditën e nesërme, datë 20 Mars 2019, në orën 11:00 në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet konferenca për shtyp me Giacomo Vrionin dhe Arbnor Muçolin, të cilët do të flasin për ndeshjet që Shqipëria U 21 do të luajë kundër Turqisë më 23 mars në “Elbasan Arena” dhe më 26 mars ndaj Andorrës në transfertë.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.