Ndryshim historik nga FIFA: lojtarët që nuk paguhen, prishin kontratën

Sa herë kemi pasur raste në futbollin shqiptar kur futbollistët nuk janë paguar për muaj të tërë? Me mijëra, në çdo ekip, nga i pari tek i fundit. Shumica e lojtarëve nuk tregojnë, nuk flasin, pasi e dinë që do të mbeten pa marrë asnjë kacidhe dhe gjithashtu nuk do të prekin më fushën. Të huajt nuk e vrasin mendjen, i dinë mirë rregullat dhe pas një apo dy muajsh vonesë, në përgjithësi nuk dalin në fushë apo ikin fare në shtëpi, raste ka plot, por shqiptarët e kanë shumë më të vështirë.

Tani FIFA u vjen në ndihmë të gjithë lojtarëve që ashtu si shqiptarët e futbollit tonë, mbeten pa paguar për muaj të tërë.

Në marrëveshje me FIFPro, sindikata e futbollistëve, FIFA ka vendosur të ndryshojë rregullat në futbollin botëror, në rastet e lojtarëve që kanë vonesa në paga. Kështu, lojtarët do të kenë mundësi të ndërpresin kontratën nëse dëshirojnë, nëse nuk paguhen për një periudhë të caktuar, që duhet të jetë unike për të gjithë, me shumë gjasa 60 ditë. Gjithashtu, edhe futbollistët e nxjerrë jashtë skuadre dhe të urdhëruar të stërviten me të rinjtë, kanë të drejtë të largohen në çdo moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *