Ndryshe nga Llullaku, Elis Bakaj: Nëse nuk luajmë të çojnë në shtëpi! Nuk duhet të mendojmë vetëm…Koronavirus

Në Bjellorusi vazhdon të luhet futboll dhe për më tepër me tifozë, pavarësisht se pjesa tjetër e Europës, nuk e çon më ndërmend një gjë të tillë. Shteti në fjalë e ka marrë shumë lehtë situatën, me presidentin bjellorus që rekomandojë sauna, vodka dhe punë për ta mposhtur COVID-19.

Llullaku ishte shumë i frikësuar për gjendjen, duke kërkuar menjëherë mbylljen e kampionatit. Por disi më ndryshe shfaqet Elis Bakaj për “The Score”, që shprehet se njerëzit duhet të mendojnë pak më shumë në pozitivitet dhe të mos stresohen vetëm nga Koronavirusi.

“Nëse situata është si Italia, si (pjesa tjetër) e Evropës, sigurisht që duhet ta ndalojmë ligën sepse është e rrezikshme. Por këtu, deri tani, nuk është (aq) e rrezikshme. Situata është nën kontroll.

Dhe për mua ky është një vendim normal për të luajtur sepse tani njerëzit kanë nevojë për pozitivitet, duhet të shohin disa ndeshje. Jo çdo herë (duke menduar) ‘coronavirus, coronavirus, coronavirus” sepse është i rrezikshëm për kokën, për stresin, për çdo gjë.

Ju keni një kontratë në një ekip futbolli, kështu që ju duhet të respektoni këtë kontratë. Ju duhet të shkoni në stërvitje çdo herë, ju duhet të luani çdo herë. Nëse keni ndonjë problem me këtë, ju ndoshta përfundoni kontratën dhe shkoni në shtëpi. Jo vetëm këtu, në të gjithë botën”, tha Bakaj. /Sport Ekspres/