Ndreu vendos të dielën për Kastriotin, Nikaj ka dy opsione

0

Skuadra e Kastriotit mbeti pa trajner pas largimit të Bledar Devollit, ndërsa janë larguar edhe disa futbollistë. Drejtuesit e klubit kanë menduar që të gjejnë trajnerin e ri. Thashethemet e merkatos sollën në skenë dy njohje të vjetra, krutanin Ramadan Ndreu dhe shkodranin Samuel Nikaj.

“Nesër, të dielën, në mbrëmje do t’u jap një përgjigje të saktë”, ishin fjalët e Ramadan Ndreut përmes një “sms”-je për SportEkspres.com, duke lënë të kuptohet se dita e dielë do ta vendosë atë përfundimisht në pankinën e Kastriotit. Kjo merr më shumë kuptim, kur alternativa tjetër për stolin e Kastriotit, njohja e vjetër Samuel Nikaj, pohoi se me të është bërë një bisedë, por do mbetet në kampionatin kosovar.

“Unë te Kastrioti jam si në shtëpinë time, por edhe këtë sezon kam menduar që të vazhdoj me Vushtrrinë. Nëse do të zgjidhen në drejtim personat që e kishin këtë skuadër në sezonin e kaluar, edhe unë do qëndroj. Në të kundërt, rikthehem në Kategorinë e Parë në Shqipëri te një ekip me traditë (Besëlidhja), që më ka bërë ofertë këto ditë”, deklaroi Samuel Nikaj.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.