Ndreu tërbohet me të tijtë: Eufori e pafalshme!

0

Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu, ka mbetur i zhgënjyer nga loja e skuadrës së tij në Fier ndaj Lushnjës, përtej pikës së marrë, që nuk ishte një dështim.

“E kisha me shumë frikë këtë ndeshje, sepse skuadrat shqiptare në përgjithësi gabojnë pas një ndeshjeje të mirë. Pashë eufori në lojën e skuadrës, bëmë shumë gabime dhe luajtëm shumë dobët, ndaj jam shumë i pakënaqur.

“Jam munduar gjatë gjithë javës që t’ua bëj të qartë lojtarëve që çdo kundërshtar duhet vlerësuar në maksimum. Edhe media ka bërë punën e vet dhe lojtarët e kanë marrë paksa lehtë Lushnjën, ndaj lëshuam pikë dhe gabuam. Një pikë është shumë pak, duhet të bëjmë shumë më tepër, sepse skuadra ka potencial. Duhet kohë, lojtarët kryesorë si Plaku, Raçiç e të tjerët, nga të cilët pres shumë nuk morën përsipër shumë gjëra dhe ende nuk janë kthyer në liderë, por jam i bindur se do të përmirësohemi në vazhdim”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.