Ndreu tërbohet me gjykimin: Presion i paparë, e prisja të penalizoheshim

0

Kamza u mund në Vlorë, në një ndeshje ku luajti mjaft mirë dhe nuk pati as fatin me vete, sepse krijoi raste ku mund të shënonte, ndërsa pësoi gol në fund. Gjithashtu, Kamza shënoi një gol që u anulua për nja faull ndaj portierit kundërshtar, ndërsa në fund protestoi ashpër për një penallti të pathënë pas një faulli me dorë në zonë nga Siljanovski i Flamurtarit. Këto episode kanë zemëruar pa masë trajnerin e Kamzës Ramadan Ndreu, i cili në Supersport akuzoi gjyqtarët se ranë pre e presionit.

Ku çaloi Kamza? “Jam i kënaqur, nuk pashë asgjë që çaloi te Kamza, ndoshta e panë gazetarët. Nuk mund të luhet në një ndeshje ku arbitrat janë nën presion kaq të madh. Isha i sigurt që arbitrat do gabonin, ishin nën presion gjatë gjithë ndeshjes. Dua të shoh edhe një herë golin që na u anulua, si dhe rastin që pretenduam për penallti. Gjithsesi, jemi një skuadër e re dhe pa shumë përvojë për ndeshje të tilla, luajtëm mjaft mirë, ndaj një kundërshtari me lojtarë cilësorë. Kishim synim të luanim me shumë kujdes në mbrojtje dhe të shfrytëzonim hapësirat që na linte kundërshtari. Ishte një episod që na ndëshkoi, humbë, por jemi në rrugën e duhur”.

Objektivi? “Ne jemi një skuadër e ndërtuar në prag të sezonit të ri, por skuadra është cilësore dhe duam mesin e tabelës. Mendoj se i kemi shanset të qëndrojmë aty, po luajmë mirë”.

Rënia në pjesën e dytë: “Nuk jam i kënaqur si në ndeshjet e tjera, ku ndërrimet kanë dhënë rezultat pozitiv. Edhe Plaku vjen nga dëmtimi dhe nuk u orientua mirë me skuadrën”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.