Ndreu: Shkurtaj i pafat. Ja pse lashë në stol Rrocën e Limajn

Trajneri  i Kukësit Ramazan Ndreu foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të takimit ndaj Teutës. Tekniku i klubit verilindor preku temën e mungesave të golave të sulmuesit Vasil Shkurtaj dhe për rivalët që i presin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

SHKURTAJ – “Të them të vërtetën më erdhi keq për Shkurtajn. Jam shumë i kënaqur nga çfarë bëri sidomos në fazën mbrojtjes ku i kreu porositë që unë i kisha dhënë. Gjithashtu krijoi shumë raste për shënim, por i mungoi fati. Shkurtaj akoma nuk është përshtatur me ekipin tonë, por jam i sigurt se në përfundim të kampionatit ai do jetë sulmuesi më i mirë në Shqipëri”.

TEQJA NË MESFUSHË – “Ngaqë ne na interesonte dhe barazimi, prandaj u fokusova për të qenë më të fortë në fazën mbrojtëse. Limaj dhe Rroca janë lojtarë që dinë të nxjerrin topa, por skuadra sot bëri një lojë shumë të mirë në fazën mbrojtëse me Teqen dhe Dzarian”.

RIVALËT E KUPËS – “Punuam shumë në aspektin psikologjik për këtë ndeshje, pasi rezultati të duket sikur të ndihmon, por edhe mund të na ndihmonte. Kupa kërkon përqendrim maksimal, nuk është si në kampionat, që kur gabon mund ta rikuperosh. Të tre kundërshtarët meritojnë respekt maksimal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *