Ndreu nuk demoralizohet: Na duhet kohë. Fusha ishte e mjeruar

Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu, e ka analizuar me qetësi humbjen në Kukës, ku e ka pranuar verdiktin e fushës, por natyrisht kërkon kohë, për të parë Kamzën e vërtetë.

“Ishte ndeshja e parë e kampionatit dhe u pa qartë që kemi ende nevojë për kohë. Kishim përballë skuadrën kampione, që sapo kishte humbur Superkupën ndaj Tiranës dhe ishte ndoshta pak e tronditur. Ne kemi pasur shumë pak kohë për të punuar me skuadrën, por jam i kënaqur, edhe pse mund të merrnim pikë.

“Në pjesën e parë luajtëm mirë, e kontrolluam mirë ndeshjen. Në pjesën e dytë pësuam gol me penallti, që nuk e kam parë ende. Duhej të ishim më të kujdesshëm dhe duhej të shfrytëzonim më mirë korridoret për të shërbyer sulmin. Megjithatë, është vetëm ndeshja e parë, kemi kohë për të rregulluar gjithçka.
“A pres më shumë nga ky grup? Pa diskutim, jemi në hapat e para, për 4-5 javë do të përpiqemi të dalim në lojën tonë dhe më pas do të jemi në rrugën e duhur.

“Fusha e Kukësit? Të jem i sinqertë, është një fushë në kushte të mjerueshme. Nuk lejon lojë cilësore, është e pamundur të bësh ndërhyrje në sparkatë, sepse është shumë e ashpër dhe rrezikohen dëmtime serioze.

“Penalltia? Nëse më thoni që ka qenë, nuk ka problem, por ka pasur momente të tjera ku ka pasur vendime pak të dyshimta, ndihma të lehta në favor të Kukësit, që duhen evituar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *