Ndreu: Loja më jep siguri, jemi mësuar me ndërrimin e stadiumeve

Kukësi do të ndeshjet ditën e nesërme me Teutën për të përcaktuar ekipin që do të “presë biletën” për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Trajneri i verilindorëve, Ramazan Ndreu, foli për “RTSH Sport” në prag të këtij takimi, të cilin e ai cilësoi tejet delikat për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë që u mbyll me shifrat 2–2.

REZULTATI – “Është një rezultat që kërkon shumë kujdes. Është një rezultat që mund të të lërë në gjumë, pasi mund të duket sikur je duke fituar, por në fakt nuk ke arritur asgjë”.

LOJA – “Jemi në një fazë të mirë. Edhe në ndeshjen ndaj Partizanit bëmë një lojë të mirë. Kur ekipi bën volum loje, kjo të bën të ndihesh më i sigurt. Shametin nuk do e kemi të gatshëm për këtë sfidë.”

NDËRRIMI I STADIUMEVE –“Ne jemi mësuar nga një fushë në tjetrën, si në Elbasan, si në Shkodër. E keqja e kësaj është te tifozët, të cilët i kemi pasur shumë të pakët”, përfundoi Ndreu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *