Ndreu: Kaq shumë dëmtime nuk i prisnim

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, ka mbetur i zhgënjyer nga ndeshja ndaj Teutës, ashtu si kolegu i tij Gugash Magani, si për të vërtetuar që një barazim nuk i vlente askujt. Ndreu evidenton paraqitjen e dobët të skuadrës së tij në pjesën e parë, por nga ana tjetër mungesën e fitores e sheh si mungesë eksperiencë dhe sidomos si pasojë e dëmtimeve.

“Pjesa e parë ishte shumë e dobët, sidomos në mesfushë, ku mungonin totalisht kombinimet dhe dalja në sulm. Në pjesën e dytë ndryshuam pozicionet e lojtarëve dhe e përmirësuam ndjeshëm lojën. Me pak eksperiencë më shumë, do të kishim fituar.

“Skuadra kishte shumë frikë në pjesën e parë dhe bëmë edhe gabime, si në rastin e golit. Mungesat po ndikojnë shumë, duke shtuar edhe Plakun, që është lojtar kyç në sulm dhe na dëmtoi shumë dalja e tij. Megjithatë, në dy javët në vazhdim do të punojmë shumë, për të gjetur zgjidhje.

“Jam i mërzitur për këtë ndeshje, sepse lojtarët nuk dhanë atë që kanë kapacitet që kanë, e di që mund të japin shumë më tepër.

“Pretendimet për një penallti para barazimit? Në fushë na u duk penallti neto, por duke e parë të regjistruar nuk është e tillë, e pranoj.

“Ishim të përgatitur për fillimin e vështirë, por jo për kaq shumë dëmtime. Mustafa në mesfushë, Kuqi në mbrojtje, Plaku tani, janë mungesa me shumë peshë. Kur të kthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar, do jetë ndryshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *