Ndreu: Arbitri e prishi garën!

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, është mjaft i zhgënjyer nga humbja kundër Skënderbeut, por mbi të gjitha për faktin e arbitri, sipas tij, ndihmoi dukshëm Skënderbeun.

“Jam i zhgënjyer, po jo nga lojtarë, por nga arbitri Alla. Ndoshta jam shumë i nxehur në këtë moment, por ka disa episode ku arbitri ka favorizuar dukshëm Skënderbeun, si në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë te goli i dytë i Skënderbeut, që është një skuadër superiore, në shumë komponentë është shumë më lart se ne. Megjithatë, arbitrimi ishte i dobët dhe Alla ka ndikuar direkt në rezultat.

“Synimi? Ne jemi një skuadër e aftë të qëndrojë pranë zonës së kualifikimit në kupat e Europës. Ndoshta nuk shkojmë dot në Europë, por jemi në një nivel me skuadrat rreth nesh dhe synimi është të vazhdojmë në këtë rrugë.

“Frikë nga euforia, apo nënvlerësim Skënderbeut për momentin e keq? Për këtë kam punuar shumë gjatë javës, kam folur me skuadrën, që të mos bëjë gabime, të mos goditet psikologjikisht. Ne po luanim mirë, mund të ruanim barazimin, por kur arbitri bën gabime të tilla, si në rastin e golit të Skënderbeut, kur nuk sheh një faull të dukshëm, kjo është e tmerrshme, vendoset tërësisht rezultati i ndeshjes. Alla e prishi garën. Skënderbeu është më lart se ne, isha i përgatitur për humbjen, por nuk e prisja që fitoren t’ia jepte arbitri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *