Ndoji i emocionuar: Edhe në stol, nuk ka problem!

Përveç rikthimeve të Xhakës, Cikalleshit, Lenjatit dhe Kaçes, trajneri i Kombëtares Panuçi ka ftuar për herë të parë edhe mesfushorin e Breshias, Emanuele Ndoj.  Në një intervistë për Top Channel, lojtari 20-vjeçar është shprehur i emocionuar për ftesën e marrë për dy ndeshjet e radhës me Kombëtaren ndaj Spanjës dhe Italisë, ndërsa thotë se është i gatshëm në çdo moment për të dhënë më të mirën e tij për kuqezinjtë. Jam shumë i kënaqur.

Nuk e mendoja se do të merrja një ftesë në këto momente nga Panuçi. Në fushë? Jam i gatshëm për Kombëtaren nëse trajneri do të vendosi të më aktivizojë. Por jam i ndërgjegjshëm dhe jam i ri, pres momentin tim.

Trajneri Panuçi erdhi për të më vëzhguar në ndeshjen që ne kishim me Ternanën, por për fat të keq ai takim u shty për shkak të reshjeve të shiut”. Sa i përket rolit, Ndoj u shpreh: “Roli im është mesfushor dhe jam i gatshëm nëse trajneri do të vendosi të më aktivizojë, nëse jo nuk ka asnjë problem pasi jam i ri dhe pres momentin tim. Në fushë ndaj Spanjës apo ndaj Italisë? Nuk kam preferenca, atë e di trajneri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *