Ndoj pëlqehet në Serinë A, Breshia nuk e shet

Lajm interesant nga Italia në lidhje me mesfushorin e kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, edhe pse duket paksa i pabesueshëm. Sipas tuttomercatoëeb.com, Roma dhe Verona kërkojnë të blejnë mesfushorin kuqezi nga Breshia, pas paraqitjeve të mira të këtij të fundit këtë sezon (10 ndeshje në formacionin titullar).

Ndoj ka qenë edhe më parë te Roma, deri në vitin 2016, kur luante për të rinjtë e klubit, duke luajtur edhe në Turneun e Viarexhos dhe UEFA Youth League.

Gjithsesi, presidenti i Breshias, Masimo Çelino nuk ka ndërmend ta shesë pasi e konsideron 22-vjeçarin shqiptar si të rëndësishëm për të ardhmen e Breshias, pa harruar që klubi lombard ka shpenzuar jo pak për ta blerë nga Roma në janar 2016, rreth 1.3 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *