Ndoj dhe Breshia “marshojnë” drejt Serie A, Dermaku mjaftohet me një pikë

Emanuele Ndoj luajti për 90 minuta në fitoren dramatike të Breshias ndaj Leçes. Përballja midis dy ekipeve të kreut përfundoi me fitoren 2 – 1 të vendasve. Golin që siguroi pikët për Breshian e shënoi Gastaldelo në minutën e fundit të kohës shtesë

Falë kësaj fitoreje, Breshia parakalon Leçen dhe kap vendin e dytë të renditjes së Serie B, duke qëndruar tre pikë larg kryesuesve të Palermos.

Kozenca e Kastriot Dermakut siguroi vetëm një pikë në përballjen me Beneventon. Qendërmbrojtësi i kombëtares sonë luajti për 90 minuta në këtë takim.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *