Ndoj “betonohet” te Breshia

Emanuele Ndoj vazhdon rritjen graduale dhe ka vendosur të rinovojë me Breshian. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka luajtur në Serinë B në dy sezonet e fundit dhe është një investim i rëndësishëm i klubit lombard, që nuk e lëshon dhe sot ka njoftuar rinovimin deri në vitin 2022.

“Brescia është e lumtur të njoftojë se është arritur marrëveshja me Emanuele Ndojin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022. 21-vjeçari vendosi të qëndronte edhe pse kishte oferta nga skuadra të tjera. Emanueles i urojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen me fanellën e “dallëndysheve”, shkruhet në komunikatën për mediat.

Në sezonin e fundit Ndoj luajti 23 ndeshje dhe shënoi 1 gol në Serinë B, ndërsa prej kohësh flitej se po ndiqet me interes nga disa klube të Serisë A, por tashmë Breshia vendos ta “blindojë”, pasi shpenzoi jo pak që t’ia merrte Romës para dy vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *