Ndodhi në Meksikë, protesta e pazakontë e ekipit që hap portën (VIDEO)

Ekipi i Veracruz i ka habitur të gjithë gjatë ndeshjes kundër Tigres në kampionatin meksikan, ku kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të protestuar. Futbollistët kishin rënë dakort me stafin teknik që të dilnin në fushë dhe të qendronin të palëvizur për 5 minuta dhe shkak për këtë ishte mungesa e pagave nga ana e klubit. Një situatë e tillë solli edhe një konfuzion te kundërshtarët që ishin të paqartë se çfarë duhet të bënin në këtë rast.

Ky nuk ishte plani fillestar i skuadrës, të cilët kishin kërkuar më parë që të bojkotonin ndeshjen, por nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë federata meksikane e futbollit deklaroi se do të merrte masën e përjashtimit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të skuadrës së Tigres, ndërsa dy golat e parë u realizuan gjatë kohës kur kundërshtarët vendas ishin duke kryer aktin e tyre të protestës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *