Ndodh në Maqedoni/ Federata mbyll dyert nga Koronavirusi, tifozët gjejnë alternativën për të mbështetur skuadrën

Paniku që ka pushtuar Ballkanin dhe Europën nga Koronavirusi ka bërë që autoritetet të nisin masat për të reduktuar sa munden tubimet e njerëzve apo vende si supermarket apo sheshe. Larg këtij izolimi nuk mund të rrite as futbolli. Në disa liga ndeshjet janë shtyrë e në disa të tjera janë luajtur pa tifozë. Pikërisht një ndehsje e tillë është zhvilluar gjatë kësaj të diele mes Shkupit dhe Renovës.

Në stadiumin me dyer të mbylluram tifozët e Shkupit nuk kishin ndërment ta linin skuadrën vetëm  në këto javë të vështira që po kalo në klasifikim. Si alternative më e mirë tifozët pushtuan një pallat pranë stadiumit, object të cilin Federata e Futbollit nuk mund ta izolonte. Ndeshja e mbyllur me rezultatin 2-3 u ndoq nga dhjetra tifozë të cilët sfiduan përhapjen e epidemisë për pasionin e tyre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *