Ndodh në aksionin e fundit! Skënderbeu mposht Vllazninë, fitore me dramë në Shkodër (VIDEO)

Skënderbeu ka arritur të marrë një tjetër fitore dramatike në minutat e fundit. Këtë herë korçarët ia kanë dalë në shifrat 0-1 ndaj Vllaznisë, falë golit të Krasniqit. Pikërisht në aksionin e fundit dhe kur arbitri po bëhej gati për të mbyllur ndeshjen.

Bregu do të mbante bukur topin në lojë dhe ajo servirje për Krasniqin, nuk mund të lihej pa u shfrytëzuar nga ky futbollist. Shkodranët e rëndojnë edhe më tepër bilancin e tyre, teksa pritej që të merrnin 1 pikë nga kjo përballje direkte. Por Jonuz duhet të luftojë shumë që skuadra e tij të ngjitet nga pozicion aktual dhe të mos shkojë në play-off për Kategorinë e Parë, pasi gjendja aktuale, nuk duket aspak e mirë e sidomos me minutat e fundit, që po kthehen edhe psikologjike te shkodranët. /Sport Ekspres/

 

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani,Hygor, Lika, Kruja, Silvio Junior

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Daja, Mara, Taipi, Gripshi, Bregu, Mensah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *