Ndodh mrekullia e madhe! Ylli i Ajaksit zgjohet nga koma pas 3 vitesh, por ka tjetër dramë: Nuk do shërohet kurrë

Një mrekulli e madhe ka ndodhur në Holandë, me Abdelhak Nouri, që shihej si një nga lojtarët më të mirë të Ajaksit. Në korrik të vitit 2017 dhe kur po luhej ndaj Werder Bremenit, ka pësuar infarkt dhe ka dëmtuar trurin në fushën e lojës, gjatë një ndeshje parapërgatitore për sezonin e ri.

Vetëm 20-vjeç dhe ishte një dramë e madhe për futbollin në Europë dhe Holandë. Por vetëm para pak minutash është mësuar edhe mrekullia e madhe, megjithëse kishte disa ditë që kishte ndodhur. Ylli i Ajaksit, Abdelhak Nouri, është zgjuar pas thuajse tre vitesh, më saktësisht prej dy vitesh dhe nëntë muajsh teksa ishte në gjendje kome. Sipas asaj që raportohet, tashmë Nouri është zgjuar, konsumon ushqime.

Ndërkohë e vetmja mënyrë e komunikimit është ajo e ngritjes së vetullave, pasi Nouri nuk flet dhe të jap sinjale të tjera. Vëllai i tij, Aberrahimi, jep një tjetër dramë edhe brenda kësaj mrekullie: “Nuk mund të eci, nuk mund të flasë, nuk na njeh ne, nuk e di kush jemi. Nuk dëgjon asgjë. Sipas mjekut kurrë nuk mund t’i bëjë këto dhe nuk do të shërohet”. /Sport Ekspres/