Ndodh gjithçka/ Milanin e nxjerr VAR-i nga shinat, Beloti e fundos me rrofeshatë

Një tjetër humbje për Milanin dhe tani trajneri Giampaolo është më në rrezik se kurrë për t’u shkarkuar. Kuqezinjtë kanë humbur në transfertë me rezultatin 2-1, duke u përmbysur madje.

Piatek do të shënonte nga pika e bardhë, por sulmuesi polak është tërësisht jashtë formës. Një gol i ardhur me penallti si ndaj Veronës dhe gjithçka tjetër për t’u fshirë, madje duke humbur edhe një realizim të sigurtë, ndërsa Romagnoli e nxorri me portën e boshatisur.

Për të mbërritur në pjesën e dytë, atje ku VAR-i ka nxjerrë nga shinat Milanin. Beloti do të shënonte një gol fantastik, por kuqezinjtë protestuan shumë, pasi në atë aksion të golit, Calhanoglu pretendonte një faull. Reina do të ngrinte më shumë se të gjithë zërin nga stoli, duke u ndëshkuar me të kuq. Gjyqtari e kishte marrë vendimin dhe nuk preferoi VAR-in për ndihmë.

Kuqezinjtë të goditur nga e gjitha që kjo që ndodhi, me lojtarët që ecnin pa busull në fushë, u fundosën me një spektakël të Belotit që shënoi me rrofeshatë golin e fitores. /Sport Ekspres/