Ndodh edhe kështu/ Lojtarin e heqin nga ekipi në Slloveni, la shtatzanë vajzën e presidentit

Një ngjarje e rrallë ka ardhur nga Sllovenia, atje ku një lojtar nigerian është detyruar të largohet nga ekipi pasi ka lënë shtatzanë vazjën e presidentit. Këtë e raporton “Ghanasoccernet” e cila shkruan se identiteti i futbollistit duhet të mbahet i fshehtë.

Megjithatë vetë lojtari në fjalë ka treguar gjithçka ka ndodhur, me vendimin që erdhi si një rrufe në qiell të hapur për të.

“Kam nënshkruar një marrëveshje tre vjeçare me mundësinë e një viti tjetër, por muajin e kaluar unë u futa në telashe kur e dashura ime që është vajza e presidentit tha që ishte shtatzënë me mua.

Klubi e mori vesh dhe më thirri për një takim. Unë arrita atje dhe pranova që jam përgjegjës për shtatzëninë dhe më thanë që të qëndroj në shtëpi dhe të mos dilja në ambientet e klubit deri në një urdhër të dytë.

Një javë më vonë unë u thirra në zyrë dhe më thanë që agjenti im është informuar në lidhje me planet e tyre për të ndërprerë kontratën time për sjellje jo të mirë dhe mungesë disipline. Lajmet erdhën për mua si befasi, sepse nuk kam bërë gabime të tilla. Menaxheri im më thirri dhe tha që ne duhet të paraqisim një çështje me FIFA që ai ka një regjistrim të presidentit duke thënë se kontrata ime ishte ndërprerë për shkak të asaj lidhje me vajzën e tij. Ajo është e rritur për hir të Zotit, ne të dy e duam njëri-tjetrin dhe vendosëm që të kemi një fëmijë.

Tani nuk e di se çfarë do të ndodhë me të dhe fëmijën që kur erdha në Nigeri. Ata e kanë detyruar atë të më bllokojë në të gjitha mediat sociale, kështu që ne nuk kemi komunikuar. Pak miqtë që kam bërë në klub kanë frikë gjithashtu të flasin me mua për të, me sa duket nuk duan të bëjnë telashe me ekipin. Unë jam i hutuar tani”, mbyllet rrëfimi. /Sport Ekspres/