Ndjesa e trajnerit për goditjen e tifozit, Federata Angleze nuk toleron

Gjatë ndeshjes kundër Brajtonit, Unai Emeri, trajneri i Arsenalit, e humbi toruan për një moment. Një aksion i ekipit të tij nuk u shndërrua në gol, çka solli irritimin e trajnerit. Spanjolli shkelmoi një shishe me ujë, duke goditur një tifoz vendas.

Unai Emeri reagoi menjëherë duke i kërkuar ndjesë tifozit, madje një gjë të tillë e përsëriti dhe në fundin e ndeshjes. Gjesti i tij ishte i paqëllimshëm dhe trajneri i “topçinjve” justifikoi veprimin e tij.

Kam kërkuar falje, godita shishen e ujit në një moment nervash, që nuk kishte të bënte me tifozët. E gjuajta shishen dhe përfundoi afër tifozëve, të cilëve u kërkova falje personalisht. E përsëris kërkesën për falje, por hedhja e shishes nga ana ime nuk kishte asnjë qëllim të keq. Ishte vetëm një reagim i imi dhe nuk kisha asnjë qëllim kundrejt tifozëve. U kërkoj falje dhe njëherë”, u shpreh Unai Emeri, ndërsa ka ardhur dhe reagimi i drejtuesve të futbollit anglez.

Unai Emeri është vënë nën akuzë nga Federata Angleze për shkak të asaj që ndodhi në ndeshjen kundër Brajtonit. Trajneri spanjoll ka kohë deri në janar që të japë shpjegimet e tij në lidhje me incidentin, kur një shishe e goditur me shkelm prej tij fluturoi dhe goditi një tifoz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *