“Ndizet” Roma, zyrtarizohet zëvendësuesi i Manolas

0

Ditën e sotme klubi i Romës ka zyrtarizuar si blerjen më të re Xhanluka Mançinin. 23-vjeçari ka zbarkuar në për të kryer vizitat mjekësore, që  pasohen nga firma mbi kontratë.
Mbrojtësi që aktivizohej me Atalantën do të vijë në formën e huazimit për 2 milionë euro për t’u blerë sezonin e ardhshëm në këmbim të 13 milionëve të tjerë.

Më pas klubi nga kryeqyteti do të derdhë një tavan që arrin në 8 milionë euro bonuse, sipas nivelit të paraqitjeve të lojtarit. Atalanta gjithashtu do të mbajë 10% të kartonit të mbrojtësit.

Mançini ka firmosur për pesë vite me Romën, kontratë që e mban në klubin verdhekuq deri në vitin 2024. Sezoni i fundit ishte më i miri në karrierë, duke luajtur 30 ndeshje dhe kontribuar në 7 gola. Shifra mjaft të mira për një mbrojtës qendre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.