“Ndihuni të turpëruar nga gjykimi”/ Ilir Latifi “vidhet” në mes të Houston, humbi se luajti me…vendasin!

0

Ilir Latifi ka marrë humbjen e tretë radhazi në UFC. Këtë herë përballë Derrick Lewis, ndërsa më herët të njëjtin rezultat e kishte marrë me Volkan Ozdemir dhe Corey Anderson. Por në këtë rast të fundit dhe ndeshjen që u zhvillua mëngjesin e sotëm, ishte një padrejtësi e madhe.

Luftëtari shqiptar është ndierë i vjedhur në mes të Houston. Shumë shikues pretendojnë se Latifi e ka dominuar me lehtësi gjithë takimin, por me pikë fitorja i është dhënë Lewis. Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe vetë komentatori i kësaj ndeshje të UFC, Cruz:

“Unë dua të them, që më pëlqen shumë Derrick Lewis, aq sa shumë sa asnjë tjetër. Unë mendoj se do ishte madhështore sepse ai dha gjithçka. Por sinqerisht, nëse gjykimi e sheh këtë, do të ndihej i turpëruar për mënyrën sesi mban drejtësinë në këto ndeshe. Latifi ka kryesuar në numra dhe e ka hedhur tre herë në tokë kundërshtarin”, u shpreh Cruz. Kjo humbje e Ilir Latifit ka ardhur më së shumti për faktin se luhej në shtëpinë e Lewis, Houston, pasi në çdo vend tjetër ku gjykimi do të ishte i drejtë, do të kishte fituar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.