Ndëshkimi më i veçantë/ Kreativitet për të konfuzuar Barcelonën, trajneri i Leganes imiton arbitrin

Barcelona fitoi me shifrat 2-0 kundër Leganes, duke marrë kështu 3 pikë që e mbajnë ende në krye të renditjes në La Liga. Në fund të takimit trajneri i miqve do të ndëshkohej me karton të kuq, ndërsa arsyeja është vërtetë e veçantë. “Marca” zbulon se arsyeja ka qenë imitimi i vërshëllimës së arbitrit nga ana e Agiurre.

Ky i fundit ka vënë në punë kreativitetin dhe ka imituar vërshëllimat e bilbilit të gjyqtarit kryesor të takimit në mënyrë që të krijonte konfuzion në radhët e lojtarëve të Barcelonës. Duke ditur nivelin e katalanasve dhe atë se çfarë janë të aftë të bëjnë me topin në këmbët e tyre, trajneri i Leganes ka menduar t’u vijë në ndihmë futbollistëve të tij dhe të përdorë dinakërinë për të ndalur vrullin e Barcelonës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *