Ndeshjet e Kategorise se dyte, Grupi A/ JAVA 21

0

Korabi i pandalshëm, ndjen aromën e titullit!

 

Dibranët nuk gabojnë, falë golit të Brahasanit mposhtin të kuqtë dhe përfitojnë nga ndalesa e Erzenit në Luz. Tashmë +6 nga vendi i dytë

 

KORABI – PARTIZANI B 1-0

Shënues: Brahasani 33’

 

Korabi: Aga, Melani, B. Doçi (Shkalla 74’), I. Doçi, Bardhi, Muçaj, Kacnia, Karaj, Xhafa, Lamaj, Brahasani (Merdini 59’). Tr.:. E. Laçi

 

PARTIZANI B: Hoxha, Agalliu, Dulo, Muça, Sallaku (Karameta 61’), Sina, Gjeçi, Limani (Tarja 66’), Brahimaj (Daci 71’), Ismaili. Tr.: M. Pelinxhi

Kartonë të verdhë: Brahasani, B. Doçi, Limani, Karameto, Llakaj

Kartonë të kuq: Agalliu.

Gjyqtarë: O. YZEIRI, Q.SHEHAJ, S.HANAJ (PATOS)

 

Korabi ka marrë fitoren e radhës, dhe dje mysafir në Peshkopi ka qenë Partizani, por jo ai i madhi. Skuadra e trajnerit laçi, e ka gjetur golin në të 33’, ndërsa Brahasni ka qenë heroi në sfidën e djeshme. Duhet theksuar se në takimin e djeshëm, ajo që është për t’u theksuar është fakti se ka pasur një mbështetje të madhe për skuadrën që financohet nga presidenti Femi Mziu, i cili në fund ka përshëndetur stafin, skuadrën por edhe tifozët për atë që dhanë dje. Korabi, ka përfituar edhe nga ndalesa e rivalit, Erzenit në Luz që ka barazuar 1-1 dhe tashmë e sheh veten më të konsoliduar në krye, duke pasur plot 6 pikë diferencë nga shijakasit, me të cilët do të ndeshen në javën e fundit. 

Fatmir ZHUZHI

 

Luzi “zgjon” Erzenin nga ëndrra!

 

LUZI 2008 – ERZENI 1-1

 

Shënues: Bratja 24’ / Xhemalaj 65’

 

Luzi 2008: Sula, Asllani, Barboza, Da Costa, Caushllari (70’ Kurti), Mistieri, Xeka (89 Cani), Cullhaj, Silva, Bratja, Greca (59’ Mezini). Tr. L.Lusha

 

Erzeni: Gjoka, E.Kllari, Kullolli, Kardhashi, Vllahi (63’ Xhemalaj), Vata, D.Troplini, A.Kllari, R.Troplini, Vora, Pasha. Tr. O.Vora

 

Gjyqtarë: I.Ujka, E.Veseli, E.Hushi (F.Krujë)

 

Kartona të verdhë: Bratja, Da Costa (2), Greca, Xeka / Pasha, Kullolli

 

Karton i kuq: Da Costa

 

Luzi nuk ka toleruar aspak përballë Erzenit i cili kërkonte patjetër fitoren për të shpresuar për futjen në Kategorinë e Parë si kryesues. Ka qenë një gabim fatal i portierit mik Gjoka që pasi ka pritur një goditje të lehtë, topi i ka shpëtuar duke përfunduar në rrjetë. Ky gabim fatal do t’i kushtonte Erzenit pasi pavarësisht rasteve të shumta e epërsisë mbi Luzin 2008 nuk mundi dot të shkonte tej barazimit. Shijakasit e mbyllën Luzin 2008, në fushën e tij por shpërdoruan raste të arta shënimi. E tek në fund ishte Luzi 2008 me rastin ideal kur Xeka i vetëm përballë portierit mik gabon kur mund dhe duhet të dyfishonte shifrat. Në këtë mënyrë Luzi 2008 vret ëndrrën e miqve për kalim direkt si kryesues në Ligën e Parë, sepse tashmë është plot 6 pikë pas Korabit kryesues.

 

Tirana B përmbys Albpetrolin

 

Tirana B – Albpetroli 2-1

Shënues: Lala 60`, Kaloshi 87`, Hatija 20`(11-m)

 

Tirana B: Mersini, Lamçe (Lala 46`), Lita, Bregasi, Mjekra (Lalgami 46`), Çangu, Ndregjoni, Milla, Muça (Taku 46`), Kacoli, Kaloshi. Tr.: I. Muça.

 

Albpetroli: Kapaj, Çemeri, Mbyeti, Derka (Braka 46`), Arapi, Hidërshaj (Prifti 77`), Hatija, Ikonomi, Liçka, Ferko (Shpataraku 56`), Kapo. Tr.: H. Çela.

Gjyqtarët: K. Prenga, E. Çuni, E. Muça (Laç)

 

Tirana B dhe Albpetroli dje kanë zhvilluar një sfidë mjaft emocionuese, pasi në fillim kanë enë miqtë që kanë kaluar të parët në avantazh, falë një penallti të kthyer në gol, nga Hatija, një prej lojtarëve të tyre më të mirë. Miqtë, në pjesën e parë kanë administruar rezultatin, por në pjesën e dytë, kanë qenë bardheblutë, ata të cilët kanë shënuar dy gola, madje e kanë arritur që të krijojnë raste të tjera, duke e mbyllur krejt ndeshjen me rezultatin 2-1 në favor të vendasve. Ka qenë një takim “Fair-Play”, ku nuk ka pasur asnjë karton, si në rrallë sfida në të Dytën.

 

Vora fundos Olimpikun

 

Olimpiku – Vora 0-3

Shënues: Kosova 37`, Metaj 60`, Çaushllari 66`

Olimpiku: Premçi, Sulejmanaj, Asllani, Mesi, Balla, Azizaj (F. Shima 78`), Lekgegaj, Kërci (L. Shima 46`), Duka (Bregasi 46`), Jonuzi, Meta.  Trajner: Enton Cuka.

Vora: Topi, Bleta, Mullaj, Elezi, Sinani, Bruka (Gjoka 75`), Isaraj, Brahimaj (Mali 77`), Dushaj (Çaushllari 46`), Kosova. Trajner: Elidon Topi.

Gjyqtarët: S. Bebja, A. Zalla, M. Shazivari (Tiranë)

Kartona të verdhë: Lekgegaj, Sulejmanaj/ Metaj, Isaraj

 

Olimpiku duket se nuk ka shpëtim këtë sezon dhe është “salduar” në fund me humbjen e djeshme. Olimpikasit, kanë përjetuar një nga sezonet e tyre më të dobëta dhe dje nuk kanë mundur që të marrin qoftë edhe një pikë. E kundërta mund të thuhet për vorakët, një ekip kompakt, me kualitete dhe futbollistë të cilët kanë arritur që të realizojnë tri gola, njëri më i bukur se tjetri, ndërsa në fund janë larguar me tri pikë të çmuara dhe tashmë synojnë që të konsolidojnë pozitat në vendin e 5-të.

 

Shënkolli befasohet në shtëpi!

 

SHËNKOLLI-SUKTHI 0-1

Shënues: Gashi 60’

 

SHËNKOLLI: Sumaj, Mashi, Dodaj, Zefi (Mirdita 46’), Frroku, Ceka (Prenga 62’), Pjetrushi, Palushaj, Hoti (Lusha 62’), Ceku, Halili.

Tr.: A. Bruka

 

SUKTHI: Pjetri, Memini (Matmuja 65’), Rigo, Zakova, Arj. Koleci, Loci (Ramilli 65’), Ad. Kolec, HODO, Tavani, Hasani.

Tr.: O. Soko

GJYQTARË: K. Bajramaj, A. Bixhi, R. Dobruna (Tiranë)

KARTONA TË VERDHË: Mashi

 

Që në nisje ndeshja ishte mjaft e shpejtë, por pa shumë rreziqe në portat respektive, pasi mbrojtësit e të dyja skuadrave u treguan mjaft të sakta. Rreziku i parë dhe serioz shënohet në të 15’ dhe në të 20’ nga sulmuesi shënkollas Halili, por nuk tregohet i sakët para portës sukthiane. Në të 24’ dhe në të 27’ futbollistët sukthianë sulmojnë rrezikshëm portën shënkollase me anë të Hasanit i cili të dy herët e kalon topin ngjitur me shtyllën e Sumajt. Përsëri Hasani i mbështetur nga kolegët e tij në hyrje të zonës vendase lëshon një predhë, por portieri Erjon Sumaj mjaft vigjilent e eviton këtë rrezik real në portën e tij. Fraksioni i dytë i lojës u kontrollua më shumë nga miqtë, gjë që e tregoj edhe rezultati përfundimtarë. Pas disa rasteve pa probleme për portierët respektivë, vjen rasti i golit në të 60’ kurë pas një rrëmuje në zonën vendase përfiton Gashi, duke shënuar një gol që kushtoj vlerën e 3 pikëve, pasi u ruajt deri në fund. Vendasit u hodhën në sulm në kërkim të barazimit, por shpërdoruan shumë dhe nuk e gjetën golin.   Bernard GJIKOLAJ

 

Kategoria e DYTË

DJE

 

GRUPI A

JAVA E 23-të

Domosdova – Teuta B 4-0

Luzi 2008 – Erzeni 1-1

Shënkolli – Sukthi 0-1

Korabi – Partizani 1-0

Olimpiku – Vora 0-3

Tirana B – Albpetroli 2-1

 

Renditja        Nd   F    P

  1. Korabi 21   21   61
  2. Erzeni 20   17   55
  3. Partizani B 21 13   43
  4. Luzi 2008 21 12   39
  5. Vora 20 9    31
  6. Shënkolli 21 7    26
  7. Tirana B 22 6    25
  8. Sukthi 21 7    24
  9. Albpetrol 20 5    22
  10. Domosdova 20 5    17
  11. Teuta B 22 4    16
  12. Skrapari 21 3    14
  13. Olimpiku 21   3    10
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here