VIDEO | Ndeshje nervash në Vlorë, asnjë fitues në derbin bregdetar

Flamurtari dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në një ndeshje mjaft të luftuar, por pa shumë raste të rrezikshme për shënim. Në një ndeshje jo pak të tensionuar skuadrat ndanë pikët dhe nuk ndryshojnë asgjë në renditje, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, sërish me golavarazh të njëjtë.

Të dy golat erdhën në pjesën e parë, por ishin momente jo pak të diskutueshme. Fillimisht ishin kuqezinjtë që shënuan, por pasimi i Bushiç për Alvesh ishte mjaft i diskutueshëm për pozicion jashtë lojë.  Pavarësisht protestave të shumta, goli u konsiderua i rregullt.

Vetëm pak minuta më vonë ishte Latif që u rrëzua në limitet e zonës. Gjyqtari akordoi goditje jashtë zone, ndonëse duket e vështirë për ta konstatuar nëse kishte kontakt së pari apo nëse ishte brenda zone faulli., Progni butri gjithçka mirë nga goditja e dënimit, duke u treguar mjeshtër në ekzekutim dhe duke vendosur ekuilibrin.

Në sekondat e fundit të ndeshjes Torasa arriti që të gjente dhe rrugën e rrjetës, por gjyqtari e ka anuluar golin për prekje të topit me dorë. Protesta të shumta të vendasve, por që nuk sollën asgjë dhe në fuqi qëndroi rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë pati vetëm ndërhyrje të ashpra dhe pak raste për shënim. Flamurtari regjistron ndeshjen e tretë pa humbje, ndërsa durrsakë pas dy fitoresh marrin një tjetër pikë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E shtunë, më 27 tetor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI 1-1 TEUTA
Shënues:
Danilo Alvesh 25’/ Progni 34′

Flamurtari: Koliçi, Veliu, Siljanovski, Pollozhani, Useini, Musta, Batha, Hyseni (Mustafa 81′), Bushiç, Torrasa, Danilo Alvesh (Ribaj 76′). Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Beqaj, Deliaj, Sirgi, Kotobelli, .

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj, Shkalla, Ndreca, Traore (Beqja 85′), Osmani, Sidibe, Kallaku (Gashi 46′), Progni (Vecaj 90′), Latif. Trajner Bledi Shkëmbi. Të gatshëm: Çeleski, Avdyli, Kamara, Vila.

Kartonë të verdhë: Veliu 33′, Torasa 49′, Batha 57′ Alvesh 60′, Musta 63′, Bushiç 79’/ Progni 37′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Alfred Shkreta, Arber Zalla, Olsid Ferataj.
Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Ilirjan Kristo.

DIREKT

71’ – nëse raste mungojnë, dyluftimet në mesfushë janë të shumta, aq sa edhe Ilir Daja e ka humbur qetësinë e tij, pas një përplasje shumë pranë stolit të tij.

64′ – Avdyli provon nga distanca, por nuk është i saktë, pasi topi shkon mbi kuadrat.

34’ – Progni ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke çarë murin dhe duke vendosur ekuilibrin.

25’ – Danilo Alvesh sërish është vendimtar me devijimin e tij, duke e çuar topin në fundin  rrjetës, pas një skeme fantastike. Ka pretendime për një pozicion të parregullt nga durrsakët, por goli konsiderohet i rregullt.

12’ – France Veliu provon menjë goditje nga distanca, por mbrojtësi vlonjate është i pasaktë dhe topi shkon disa metra mbi kuadrat.
10’ – Danilo Alvesh merr një top nga Bushiç dhe braziliani del i vetëm me portierin Hidi, por anësori ndërpret aksionin, duke sinjalizuar pozicion jashtë loje. Vendim i saktë nga ana e gjyqtarit. 10 minuta e para mjaft të ekuilibruara dhe nuk ka raste për shënim
1′ –
NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *