Ndeshje me ritëm të çmendur, gjashtë gola ndajnë ndeshjen Flamurtari-Laçi

Flamurtari është duke përjetuar një nga momentet më të vështira në vitet e fundit. Tashmë fakti që jemi ende në fillimin e kampionatit, nuk mund të jetë më një justifikim.

5 ndeshjet e para të mbyllura me 1 pikë dhe me golavarazhin 4-10, është një tregues i qartë se asgjë nuk po funksionon siç duhet te vlonjatët. Për më tepër, duke mos arritur të mbajnë edhe avantazhin me Laçin që e pati dy herë përgjatë dramës së mbyllur vetëm para pak minutash, megjithëse e grumbulluan një pikë ndaj kurbinasve.

Goli i parë i takimit erdhi nga Pjeshka, që me një top të ngelur në zonë, e ka tundur rrjetën duke e goditur fort sferën me këmbë. Nuk festoi, për shkak të periudhës që ka mbrojtur fanellën e Laçit. Por gëzimi i vlonjatëve nuk do të zgjaste shumë, pasi në minutën e 38 do të barazohej rezultati me Redon Xhixhën, pas pasimit fantastik të Naubuezes.

Flamurtari do të gjente sërish avantazhin në minutën e fundit të pjesës së parë falë penalltisë së fituar dhe ekzekutuar në mënyrën e duhur nga Sukaj, pas kontaktit që pati me portierin Stazhilla. Teko do të barazonte sërish në minutën e 64, ndërsa Naubueze gjeti golin e avantazhit për 2-3, me penalltinë e fituar nga vetë ai. E si për të përmbyllur dramën do të mendonte Haruni me një gjuajtje të saktë me kokë në minutat e fundit të ndeshjes. /Sport Ekspres/

Flamurtari-Laçi 3-3 Pjeshka 26′, Sukaj p 45’+1, Haruni 86”/ Xhixha 38′, Teko 64′, Naubueze 67′ p

Flamurtari: Moçka, Qarri, Deliaj, Zeqa, Pjeshka, Gocaj, Rapa, K.Nebihi, Muçollari, Vrapi, Sukaj

Laçi: Stazhilla, Fanga, Gjoni, Domgjoni, Injatoviç, Deliu, Shehu, Lushkja,Teko, Nuabueze, Xhixha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *