“Ndeshje e vdekur pa tifozët, s’dua ta nxjerr kurrë Partizanin kampion!”

0

Ardian Mema, trajneri i Tiranës, ka dalë para mediave dhe ka folur në lidhje me ndeshjen e radhës me Kukësin. Tematikat ishin të shumta, duke nisur me Ngo dhe tifozët. “ E kam thënë që do luftojmë në dy fronte, do tentojmë t’i largohemi zonës së ftohtë dhe t’i shkojmë Kupës deri në fund. Duhet përqendrim maksimal. Në ndeshjen e fundit ekipi ishte mirë dhe duhet të ruajmë këtë vazhdimësi”.

“Pa tifozë? Keqardhje e madhe, pasi ata i kemi si lojtari i 12-të. Ata mund të jenë edhe lojtari i parë. Na duhen me çdo kusht tani, janë përkrahje e madhe për ne. Në Durrës na dhanë ndihmë të jashtëzakonshme”.

“Do isha i kënaqur me rikthimin e tifozëve dhe Ngo. E thashë, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Majkëlli është gjithashtu i rëndësishëm, ekipi ka besim kur e ka atë në formacion. Edhe ndeshjen e fundit, ata që ishin të gatshëm bënë mirë. Edhe stoli na intereson, të gjithë janë të rëndësishëm, nga Majkëlli e deri te lojtari më i ri. Duhet të jemi bashkë, të motivojmë njëri-tjetrit. Rikthimi i tij është pozitiv”.

“Është stërvitur individualisht. Ka bërë programet që i kam dhënë dhe mjafton fakti që është rikuperuar. Megjithatë në një fazë kaq delikate, me një pushim të gjatë për të, është menduar të luajë nga fillimi. Duhet të dijë të administrojë veten në aspektin fizik dhe të jetë në shërbim të ekipit”.

“Favorit me Kukësin? E thashë në fillim, duhet të jemi të përqendruar. Na duhen pikët, jo për gjëra të tjera. Mund të luajmë keq dhe të fitojmë. Nuk flas dot për avantazh, Kukësi ka lojtarë shumë cilësorë. Fusha do e tregojë se kush do jetë ekipi me më shumë ekuilibër dhe më i përqendruar. Duhet kujdes, nuk kemi asnjë avantazh. Me tifozët po. Pa ta është si një ndeshje e vdekur. Pikët janë ato që na bëjnë mirë dhe do i kërkojmë me insistim”.

“Falas shpesh me lojtarë dhe një nga shenjat është stërvitja. Ata që janë më në formë luajnë, në stërvitje shihet. Nuk fitohet me deklarata, me fjalë, fitohet me punë. Muçi më ka bindur se si është stërvitur. Ka kohë që bën diferencën. Është i ri dhe ka qenë një ndihmë e madhe për ekipin”.

“Në këtë moment Turtull ka qenë i dëmtuar dhe ka pasur pak stërvitje. Mendojmë ta ruajmë për ndeshjet në vazhdimësi. Edhe me Kërçikun është e njëjta gjendje. Ka bërë rezonancën dhe presim përgjigje. Na duhet një grup sa më i plotë dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin në fushë”.

“Tiranë sulmues? Teuta është ekip i fortë, është tek ekipet e elitës. Ashtu edhe Kukësi. Çdo ndeshje ka specifikën e vet, Jemi munduar ta përgatitëm ndeshjen si duhet. Me ata e patëm disi më të lehtë, pasi kishin një gjendje jo të mirë. Çdo ndeshje do hyzmetin e vet”.

“Bëjmë llogaritë tona. I kemi pasur mundësitë të kemi më shumë pikë. Shpesh kemi falur ndeshjet. Duhet të konsiderohet çdo ndeshje, sidomos të fortat, si finale. Jo se merr fund çdo gjë, por konsiderohen të tilla derisa matematika nuk të lë të bësh llogari dhe të flesh. Duhet t’i marrim në konsideratë të gjitha ndeshjet. Pastaj do të shohim edhe drejt Kupës”.

“Tifozllëk me Partizanin? E kam thënë edhe njëherë, pasi kemi fituar me Kukësin fazën e tretë, dhe një nga pyetje që m’u bë ishte se po nxirrni Partizanin kampin. Thashë një nga gjërat që nuk dua ta bëj kurrë është ta nxjerr kampion Partizanin. Kampionati i tillë është me pikë. Ndonjëherë ju bën nder, ndonjëherë jo. Ata i kanë pikët me meritë. Kukësi ka lënë pikë në momente të caktuara. Kampionati kështu është, gabimet duhet të jetë të pakta”.

“Unë jam për lojë korrekte dhe të ndershme. Nuk më ka pëlqyer as kur isha futbollist. Ne si ekip pranojmë çdo rezultat të ndershëm. Nuk më intereson të më falë dikush, pasi ndryshe nuk do isha vetja”.

“Gentian Muça? Dy javët e fundit ka një ndryshim të madh. Mendoj se mund të jetë shumë shpejt pjesë e lojës. Është lojtar me potencial, por nuk ka pasur anën fizike. Ai ka inteligjencë dhe teknikë. Në Vazhdim mund të jetë edhe pjesë e formacionit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.