Ndeshje e pabesueshme, Flamurtari mbërthen Superioren në Gjirokastër

0

Flamurtari zgjohet kur nuk e priste më askush, duke fituar bujshëm 2-1 në Gjirokastër, një sukses i jashtëzakonshëm, në një moment tepër delikat të sezonit.

Një ndeshje e çmendur, ndoshta më e bukura e sezonit në Superiore, me dy skuadra që dhanë gjithçka, u përballën duke krijuar lojë e raste pa fund, aq sa nuk do ishte çudi nëse përfundonte edhe 4-4 apo fitonte Luftëtari thellë.

Gjirokastritët pësuan humbjen e parë sezonale në fushën e vet dhe është vërtet për të ardhur keq, nëse shihet ndeshja e jashtëzakonshme kundër Flamurtarit.

Skuadra e drejtuar nga Milinkoviç shënoi që në minutën e 10-të me Bregun, i cili dënoi ish-klubin e tij, duke u treguar profesionist 100%.

Më pas, sërish raste të shumta, Flamurtari traversë para golit, Luftëtari shpërdorim pa fund, me Halilajn që ishte perfekt.

Donjet Shkodra në minutën e 70-të gjeti një gol ëndrrash me një bombë nga distanca dhe aty ndeshja u bë edhe më e hapur, me raste pa fund, derisa 2 minuta para fundit Neziraj fitoi një 11-metërsh të dyshimtë dhe Telushi nuk gaboi, duke i dhënë 3 pikë të arta Flamurtarit, që tani është pranë Laçit.

Kategoria Superiore – Java 29

Luftëtari – Flamurtari       1-2

Golat: Bregu 10′ / Shkodra 70′, Telushi 89′ pen.

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Beqiri, Zguro, Aleksi, Rapo (Brahimaj 67′), Rroca, Bregu, Abazaj (Lamçja 88′), Rexhinaldo

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Flamurtari:  Halilaj, Jakovljeviç, Leal, Veliu, Mersini, Telushi, Shkodra, Galiç (Shehaj 46′), Fazliu (Neziraj 46′), Alvesh (Kuqi 88′), Bushiç

Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Aleksi 26′, Beqiri 51′, Rapo 58′ / Telushi 26′, Shkodra 44′, Neziraj 84′

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Rudin Preça, Emirjon Sino

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image