Ndeshje e çmendur në Mançester, në fund nuk feston askush

0

Si shpesh në Angli, ndeshjet e rivalëve të kreut dhurojnë spektakël, por të lënë përshtypjen se përballen skuadra që mendojnë më shumë të zbaviten, sesa të fitojnë.

Sot Mançester Siti e Liverpuli barazuan 1-1, në një ndeshje të çmendur, që mund të përfundonte edhe 5-5.

Raste pa fund, një penallti e shënuar nga Milner në fillim të pjesës së dytë dhe disa penallti të padhëna.

Aguero evitoi humbjen për Sitin, por humbi shansin për të marrë 3 pikët.

Kurioziteti: Liverpuli ka marrë 20 pikë në 10 përballje me 6 kryesueset, por vetëm 19 pikë në 10 përballje me 6 të fundit.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here