Ndeshje brenda grupit, te Laçi shkëlqen një brazilian

Laçi ka zhvilluar një ndeshje miqësore brenda grupit në kuadër të përgatitjeve për përballjen ndaj izraelitëve të Hapoel Ber Shevës. Ndeshja testuese është mbyllur me rezultatin 4 – 0.

Berisha, Xhixha dhe braziliani Teko (2 herë) ishin autorët e golave në këtë takim. Kurbinasit presin më datë 11 korrik izraelitët e Hapoel Ber Shevës në Laç, ndërsa një javë më vonë skuadra e Starovës luan takimin e dytë në Izrael.

 

Golat: Berisha, Xhixha, Teko (2)

Selmani, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Fangaj, Shehu, Lushkja, Turkaj, Berisha, Xhixha, Nuabueze

Sali, Deliu, Selmani, Trokthi, Sefgjini, Jonuzi, Teko, Shtubina, Bushi, Prenga, Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *