Ndeshja që nuk duhet humbur për asnjë arsye, Armando Broja tregon muskujt para Greqisë

Shqipëria U-19 do të nisë në ditën e sotme aventurën e saj në kualifikueset e Europianit që do të zhvillohet brenda një kohë fare të shkurtër. Ndeshja e parë do të luhet kundër Greqisë dhe nis në orën 19:00.

Por nuk është vetëm kundërshtari një arsye e mjaftueshme për të mos e humbur këtë ndeshje. Kjo grupmoshë që drejtohet nga Nevil Dede premton më shumë se gjithë të tjerat për elementet që e përbëjnë.

Në ndeshjen e fundit miqësore ka fituar mes spektaklit në shifrat 3-1 ndaj Polonisë. Ndërsa së fundmi për të forcuar armatën, i është bashkuar Armando Broja, Emiliano Bullari dhe Anxhelo Ndrecka. Sulmuesi i Chelseat ka treguar muskujt para ndeshjes dhe pritshmëria mbi të është shumë e lartë. /Sport Ekspres/