Ndeshja për t’u harruar, Rashica kritikohet dhe nga trajneri i tij

Milot Rashica e nisi vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gola shumë të bukur dhe duke qenë i rëndësishëm për Verder Bremenin. Por në ndeshjen e fundit kundër Volfsburgut, sulmuesi shqiptar nuk arriti të lërë gjurmë.

Pavarësisht se preku shumë topa, Rashica nuk arriti të shënojë, duke shpërdoruar dy raste të pastra. Në fund, dy skuadrat u ndanë në barazim 1-1. Pas ndeshjes, trajneri Florian Koefdt nuk ka ngurruar ta kritikojë shqiptarin, duke thënë:

“Është i ri dhe nuk dua ta vë në qendër të vëmendjes. Megjithatë, në takimin kundër Volfsburg mund të bënte shumë më mirë. Ishte në një ditë “jo”, por aftësitë i ka dhe besoj se do të rritet shumë”,- përfundoi trajneri i Verderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *