Ndeshja me Skocinë luhet në Shkodër, dalin në shitje biletat

Ndeshja e fundit e Shqipërisë në Ligën e Kombeve do të jetë ajo me Izraelin. Kjo sfidë, ndryshe nga takimi me Izraelin do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës në datën 17 nëntor në orën 20:45.

Nuk është krejtësisht një ndeshje pa vlerë, edhe pse shpresat janë minimale për të arritur vendin e parë, por tani duhet të shohim për të mos rënë nga Liga. Duhet një rezultat pozitiv, për të evituar rënien, pasi nëse do të dalim si skuadra më e dobët nga vendet e treta të Ligës C, edicionin e ardhshëm do ta shohim veten në Ligën D.

Pak minuta më parë FSHF ka nxjerrë në shitje biletat “online” për këtë ndeshje. Çmimet variojnë nga 500 lekë të reja deri në 6000 lekë të reja, në sektorin VIP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *