Ndeshja me Lushnjën, Flamurtari me shumë mundësi në Elbasan

Ku do të luhet ndeshja ndaj Lushnjës? Për momentin askush nuk e di. Flamurtari, javën e dytë të kampionatit, sipas kalendarit, duhet ta luajë në fushën e vet përballë Lushnjës, por për momentin nuk është vendosur zyrtarisht stadiumi, ku do të luhet kjo përballje. Fusha e stadiumit “Flamurtari” iu nënshtrua punimeve për përmirësimin e cilësisë së barit dhe mendohet se nuk do të jetë gati për takimin e fundjavës tjetër.

Gjithsesi, ka ende një mundësi që takimi të zhvillohet në Vlorë. Gjithçka do të konfirmohet ditën e enjte. Nëse fusha nuk është gati, ndeshja do të luhet jashtë Vlorës dhe zgjedhja e parë e drejtuesve të Flamurtarit mbetet Elbasani. Alternativë është edhe Ballshi. Stadiumi i Fierit nuk është në planet e drejtuesve vlonjatë, pasi Lushnja luan në këtë stadium ndeshjet si pritëse. Elbasani shihet si zgjedhja më e mirë, por duhet pritur e enjtja, kur do të merret një vendim zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *