Ndeshja me Kastriotin, priten ndryshime nga Cungu

Kukësi do të ndeshet me Kastriotin në javën e nëntë të Kategorisë Superiore, ose e thënë ndryshe në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Verilindorët vijnë nga dy humbje radhazi, saktësisht me Skënderbeun në Korçë dhe me Partizanin në Elbasan. Drejtuesit e kanë të qartë se nuk lejohet më asnjë hap fals dhe se do të ishte e pafalshme që të gabohet nde ndaj një kundërshtari që ndodhet në fundin e klasifikimit.

Pushimi ka qenë në favor të Kukësit, që ka gjetur pak qetësi dhe ka pasur kohën e mjaftueshme për të studiuar dhe analizuar ato gjëra që nuk janë bërë siç duhet në dy ndeshjet e fundit. Normalisht që dy humbjet e fundit do të sjellin dhe ndryshime në formacionin e Kukësit, duke nisur që nga kjo javë me krutanët. Kundërshtari ka nevojë urgjente për pikë, por dhe verilindorët janë të detyruar të bëjnë kthesën, duke marrë në konsideratë dhe situatën ku ndodhen.

Që nga mbrojta priten ndryshime, me Rrumbullakun që pas shtatë javësh do të zërë vend në krahun e majtë të mbrojtjes. Po ashtu para tij do të s’postohet Uilliam Kordeiro, i cili ndonëse është një mbrojtës i djathtë luan si një sulmues krahu dhe e bën mjaft mirë. Në qendër të mesfushës i janë prishur llogaritë Cungut, i cili ende nuk e ka gjetur pasuesin e 29-vjeçarit që nuk do të jetë i gatshëm dhe për disa muaj, ndaj nuk do të jetë çudi që të shohim dhe ndonjë skemë të re.

Në sulm, Rexhinaldo ka marrë shumë kritika në sfidën e fundit, por nuk duhet harruar që ka qenë në një udhëtim të gjatë në Afrikë dhe lodhja normalisht që ndikon, ndaj nuk do të ishte aspak çudi që sulmuesi të mos e niste nga minuta e parë, edhe pse statistikat tregojnë se nënkampionët kanë krijuar varësi nga lojtari nga Mozambiku. Gjithsesi, ndeshja me Kastriotin është të shtunën dhe Cungu ka kohë për të projektuar formacionin e tij, por ndryshime do të ketë, pasi dy humbjet radhazi e kushtëzojnë diçka të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *