Ndeshja më e gjatë në histori, Lioni vendos një rekord të ri

Lojtarët e akademisë së Olimpikut të Lionit në bashkëpunim me fondacionin e këtij klubi kanë arritur të thyejnë rekordin e ndeshjes më të gjatë dhe me pjesëmarrjen më të madhe në histori. Kjo sfidë zgjati plot 68 orë pa asnjë ndërprerje. Rregulli ishte që lojtarët ndërroheshin vazhdimisht pas një kohe të caktuar.

Në këtë organizim morën pjesë plot 807 lojtarë të vegjël nga 60 vende të ndryshme të botës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 399-369. Rekordi i mëparshmën ishte me një pjesëmarrje prej 677 lojtarësh në një ndeshje me pesë lojtarë për skuadër në fushë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *