Ndeshja më e çmendur/ Nuk pati qetësi për një minutë, ndodh gjithçka në Chelsea-Ajax

Një ndeshje tërësisht e çmendur ishte ajo mes Chelseat dhe Ajaxit në mbrëmjen e sotme. Si për të paraprirë atë që do të shihnim gjatë kësaj përballje, ishte Abraham që futi topin në rrjetën e tij që në minutën e 2.

Pas vetëm 3 minutash, do të ishte Jorginho që do të barazonte nga pika e bardhë. Ndërsa Promes dhe Arrizabalaga që ishte i pafat duke iu goditur topi në fytyrë dhe përfunduar në rrjetë, ishin vendimtar që ndeshja të mbyllej 1-3 në fraksionin e parë të lojës.

Me fillimin e së dytës, do të ishte Van De Beek, që do të krijonte idenë se gjithçka u mbyll pasi realizoi golin e katërt. Por nuk rezultoi kështu, goli i Azpilicueta dhe dy kartonat e kuq të marrë në vetëm dy minuta, përkatësisht në të 68 dhe 69 te Blid dhe Veltman, e lanë Ajaksin me 9 lojtarë në fushë.

Misioni i vendasve do të ishte më i lehtë për të kthyer ndeshjen, ndërsa Jorginho me penallti dhe James barazuan shifrat në 4-4. Por vetëm kaq, pa ia arritur të fitojnë, pavarësisht se Azpilicueta realizoi golin e 5 në minutën e 79, por që do të anullohej më pas. /Sport Ekspres/