Ndeshja e tenisit bëhet lëmsh nga… seksi

0

Një ndeshje tenisi ka përfunduar në qendër të vëmendjes, por për arsye që nuk kanë lidhje me tenisin.

Frensis Tiafoe dhe Miçell Kruger po përballeshin në turneun dytësor ATP Challenger Tour në Florida.

Ndeshje pa ndonjë rëndësi të madhe, e ndjekur nga pak spektatorë të qetë, por në mes të ndeshjes filluan të dëgjoheshin disa rënkime të stilit Sharapova kur shërben.

Të gjithë panë përreth të habitur dhe komentatori i ndeshjes në televizion fillimisht, i sikletosur, shpjegoi se dikush po shihte film porno në shkallët rreth fushës.

Në fakt, kur rënkimet dhe aktiviteti seksual nuk po ndalej, u kuptua që zhurma vinte nga një pallat afër fushës. Me sa duket, një çift qejfli nuk e vriste mendjen se i dëgjonte ndokush, apo se po prishnin qetësinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së tenisit.

Aq komike u bë situata, saqë Kruger mori një top tenisi dhe e gjuajti drejt pallatit përballë, ndërsa pak më vonë, duke dëgjuar skenën që nuk mbaronte, Tiafoe bërtiti: “Nuk ka mundësi, kaq i mirë është ai mashkull?”.

Megjithatë, mes të qeshurave dhe rënkimeve, Tiafoe fitoi ndeshjen 6-3, 6-2, duke gjetur frymëzimin e duhur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image