Ndeshja e Partizanit shkon deri në Ganë, vendosen kundër njëri-tjetrit dy vëllezërit Ekuban

Partizani ka shkuar në Turqi për t’u përgatitur sa i përket vazhdimit të kampionatit dhe t’i ndez motorrët për xhiron e fundit. Mes disa ekipeve që do të ndeshet nga elita e Turqisë, një përballje miqësore do të ketë ndaj Trabzonsporit dhe do të luhet në 5 janar.

Jehona e kësaj ndeshje ka shkuar deri në Ganë, pasi kundër njëri-tjetrit do të jenë Kaleb Ekuban dhe Josef Ekuban. Të kuqtë do e merrnin këtë të fundit për të përsëritur suksesin e vëllait të tij, Kalebit, megjithëse është shumë larg. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *