Ndeshja e parë si titullar, dy gola nisën nga këmbët e yllit shqiptar

Pas angazhimit në Champions League, Jurgen Klop përdori rrotacionin dhe aktivizoi disa lojtarë, që nuk kanë patur shumë hapësira te Liverpuli. Mes tyre, titullar në fitoren 3-0 ndaj Sauthempton ishte edhe Xherdan Shaqiri.

Ylli nga Gjilani luajti për herë të parë si titullar prej transferimit te Liverpul dhe nuk stonoi përkrah emrave si Salah, Firmino dhe Sadio Mane. Shaqiri ishte protagonist në aksionet e dy golave, ndërsa i dha ritëm dhe rrezikshmëri aksioneve të skuadrës.

“Reds” ruajtën startin perfekt të sezonit në Premier Ligë, duke regjistruar fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje. Ndërkohë, tifozët në “Anfilld Roud” shijuan magjitë e sulmuesit me origjinë shqiptare.

Shaqiri u zëvendësua në pushimin ndërmjet pjesëve, ndërsa 45 minuta në fushë i mjaftuan për të konfirmuar klasin e tij. Në anën tjetër, Liverpuli regjistroi fitoren e 7 në shtatë ndeshjet e para sezonale (duke llogaritur edhe atë në Champions ndaj PSG) dhe vendosi një rekord të ri për klubin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *